29.10.2026
Politike

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e PS, mund të njoftojë ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama mbledh sot ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Në takim pritet të diskutohet organizimi i qeverisë dhe i PS-së për muajt e ardhshëm, ndërsa Rama mund të njoftojë edhe ndryshime në kabinet.

Mbledhja vjen një ditë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, e cila u largua pas rreth një viti në detyrë. Ende nuk është bërë i ditur emri i pasardhësit të saj.

Socialistët kanë nisur që prej 23 gushtit përgatitjet për sezonin e ri politik, me fokus rritjen e pranisë në terren dhe raportin me qytetarët.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.