
Rrjeti SafeJournalists i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të pezullojë dispozitat e reja të rregullores që prekin punën e medias.
Organizata kërkon që rregullorja të rishikohet në konsultim me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.
SafeJournalists argumenton se disa prej dispozitave cenojnë të drejtat e gazetarëve gjatë raportimit të proceseve gjyqësore me interes publik dhe bien ndesh me standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.