
Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Në zonë është gjetur edhe një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Informacioni është paraprak dhe pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit.