Udhëtarët e transportit publik pritet të përdorin bileta elektronike nga viti 2027, sipas planit të paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Drejtoria synon që autobusët të ndiqen në kohë reale përmes Google Maps. Për këtë, po mblidhen të dhëna për lëvizjen e mjeteve dhe pajisjen e tyre me GPS.
Për të vënë në funksion biletimin elektronik, duhet ende të nënshkruhet marrëveshja mes institucioneve përgjegjëse.