TIRANË, 9 nëntor – Shqipëria ka vetëm 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, sa 53% e mesatares së Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare për vitin 2025, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkanin Perëndimor.
Maqedonia e Veriut kryeson rajonin me 33.8 mjekë për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32.3 dhe Mali i Zi me 27.9.
Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm Bosnjë-Hercegovina, me 21.1, dhe Kosova, me 19 për 10 mijë banorë.
Hendeku i Shqipërisë me mesataren europiane është zgjeruar krahasuar me vitin e mëparshëm.