05.11.2026
Sociale

Shpërthimi në Elbasan, dy të vdekur

Shpërthimi në lagjen “Beqir Dardha” shembi pjesë të një pallati; Hamit Ibro u gjet nën rrënoja pas kërkimeve gjatë natës.

ELBASAN, 5 nëntor – Dy persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i së mërkurës në një pallat në Elbasan. Trupi i viktimës së dytë u gjet mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve gjatë gjithë natës.

Hamit Ibro, 69 vjeç, u nxor nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Më herët kishte humbur jetën edhe një grua 82-vjeçare.

Shpërthimi shembi mure dhe shkallë të pallatit në lagjen “Beqir Dardha”. Dhjetë persona të tjerë morën ndihmë mjekësore për asfiksi dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Godina është shpallur e pabanueshme dhe banorët janë evakuuar.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.