TIRANË, 9 nëntor – Ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë po krijon paqartësi për bizneset e vogla.
Pragu i ri hyn në fuqi më 1 janar 2027. Por ende nuk është sqaruar nëse do të përfshihen automatikisht bizneset që kanë kaluar 5 milionë lekë xhiro gjatë vitit 2026.
Ekspertët fiskalë të pyetur nga revista Monitor thonë se detyrimi duhet të zbatohet mbi bazën e qarkullimit pas hyrjes në fuqi të pragut të ri.
Ata paralajmërojnë gjithashtu rritje të kostove për bizneset e vogla dhe kërkojnë udhëzime të qarta nga administrata tatimore.