
Sali Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike t’u bashkohen protestave, një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit.
Kreu i PD-së akuzoi policinë për dhunë ndaj qytetarëve, përfshirë gra me fëmijë dhe persona që, sipas tij, nuk kishin lidhje me protestën.
Berisha tha se protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë dhe i cilësoi kërkesat e tyre si përfaqësuese të interesave të qytetarëve.