30.10.2026
Sociale

Vritet një person me armë zjarri në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Në zonë është gjetur edhe një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Informacioni është paraprak dhe pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.