PRISHTINË, 5 nëntor – Dhjetë shkolla në Prishtinë kanë mbetur pa ngrohje pas uljes së temperaturave. Në disa prej tyre mësimi është shkurtuar, ndërsa prindërit kanë blerë vetë pajisje ngrohëse.
Në shkollën “Iliria”, ku mësojnë 1,630 nxënës, punimet për sistemin e ngrohjes nuk kanë përfunduar.
Edhe radiatorët në shkollën “Faik Konica” nuk punojnë. Prindërit kanë sjellë kondicionerë dhe ngrohëse elektrike për klasat.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ia atribuon situatën bllokimit të fondeve nga Ministria e Financave. Komuna thotë se ka kërkuar lirimin e mjeteve, por nuk ka marrë përgjigje.
Ministria e Financave nuk iu përgjigj pyetjeve të KOHËS.