09.11.2026
Sociale

Numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është vetëm 53% e mesatares së BE-së

Shqipëria ka 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, vetëm 53% të mesatares së BE-së, sipas të dhënave për vitin 2025.

TIRANË, 9 nëntor – Shqipëria ka vetëm 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, sa 53% e mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare për vitin 2025, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Maqedonia e Veriut kryeson rajonin me 33.8 mjekë për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32.3 dhe Mali i Zi me 27.9.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm Bosnjë-Hercegovina, me 21.1, dhe Kosova, me 19 për 10 mijë banorë.

Hendeku i Shqipërisë me mesataren europiane është zgjeruar krahasuar me vitin e mëparshëm.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.