ABU DHABI, 11 nëntor – Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara po vijojnë sot bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas takimit të parë të zhvilluar të martën.
Bisedimet e djeshme zgjatën rreth katër orë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi ato produktive, por tha se mbetet ende shumë punë për arritjen e një marrëveshjeje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se diskutimet ishin konstruktive. Mes çështjeve të trajtuara janë shkëmbimi i të burgosurve, kthimi i fëmijëve ukrainas dhe garancitë e sigurisë.
Palët mbeten larg një marrëveshjeje përfundimtare, ndërsa luftimet kanë vazhduar edhe gjatë negociatave.