18.11.2026
Politike

PS dhe PD rinisin bisedimet për reformën zgjedhore

PS dhe PD ranë dakord të rinisin bisedimet për reformën zgjedhore, me ndihmën e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it.

Socialistët dhe demokratët ranë dakord të martën të vazhdojnë punën për reformën zgjedhore, pas takimeve që përfaqësuesit ndërkombëtarë zhvilluan me drejtuesit e komisionit parlamentar.

Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi pranuan të kërkojnë ndihmën e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Palët do të shqyrtojnë financimin e partive dhe mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë. Mandati i komisionit përfundon më 30 nëntor.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.