HAGË — Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë sot vendimin në çështjen ku Mianmari akuzohet për gjenocid ndaj pakicës myslimane rohingya.
Çështja u ngrit në vitin 2019 nga Gambia, pas dhunës që detyroi qindra mijëra njerëz të largoheshin nga Mianmari.
Rreth 1.2 milionë rohingya jetojnë sot në kampet e refugjatëve në Bangladesh. Leximi i vendimit pritet të nisë në orën 10:00.