TIRANË, 12 nëntor – Deputetja socialiste Sara Mila është marrë në pyetje nga SPAK për një hetim mbi përdorimin e dyshuar të ndihmës ekonomike për sigurimin e votave në Elbasan.
Mila qëndroi rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme të mërkurën. Pas daljes, tha se ishte pyetur si person në dijeni.
Hetimi lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe dyshimet për përfshirjen e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike në këmbim të votave për Partinë Socialiste.
Sipas materialeve të raportuara nga mediat, në njësinë administrative Gjocaj të Peqinit numri i familjeve përfituese u rrit nga 110 në 320 përpara zgjedhjeve.
Mila i ka kundërshtuar akuzat politike ndaj saj dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me SPAK-un.
Nuk është konfirmuar ndonjë akuzë penale ndaj deputetes.