12.11.2026
Sociale

Protestat në Tiranë, 37 persona gjobiten

Policia gjobiti 37 persona për bllokimin e rrugëve gjatë protestave të 9 dhe 10 nëntorit para Kryeministrisë.

TIRANË, 12 nëntor – Policia ka gjobitur 37 persona me nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës gjatë protestave të 9 dhe 10 nëntorit para Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit penguan qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht thirrjeve të policisë për lirimin e rrugës.

Gjobat janë vendosur në zbatim të aktit normativ për tubimet, të miratuar më 28 tetor.

Protestat kundër qeverisë vazhduan edhe të mërkurën, ndërsa organizatorët kanë njoftuar një tjetër tubim për të shtunën.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.