09.11.2026
Politike

Rikthehet reforma zgjedhore, PD dhe PS pa marrëveshje

Pas disa muajsh bllokimi, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rikthehen në tryezën e reformës zgjedhore, por ende nuk kanë gjetur marrëveshje për ndryshimet.

TIRANË, 9 nëntor – Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rikthehen sot në tryezën e reformës zgjedhore, pas disa muajsh ndërprerjeje. Palët ende nuk kanë marrëveshje për ndryshimet që duhen miratuar.

Komisioni i posaçëm parlamentar pritet të mblidhet në orën 13:00. Në rend dite është përshtatja e Kodit Zgjedhor me ndarjen e re territoriale dhe financimi i partive politike.

PD kërkon lista plotësisht të hapura dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Socialistët ende nuk kanë paraqitur një propozim përfundimtar për sistemin zgjedhor.

Mandati i komisionit përfundon në fund të nëntorit. Zgjedhjet vendore do të mbahen më 9 maj 2027.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.