TIRANË, 9 nëntor – Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rikthehen sot në tryezën e reformës zgjedhore, pas disa muajsh ndërprerjeje. Palët ende nuk kanë marrëveshje për ndryshimet që duhen miratuar.
Komisioni i posaçëm parlamentar pritet të mblidhet në orën 13:00. Në rend dite është përshtatja e Kodit Zgjedhor me ndarjen e re territoriale dhe financimi i partive politike.
PD kërkon lista plotësisht të hapura dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Socialistët ende nuk kanë paraqitur një propozim përfundimtar për sistemin zgjedhor.
Mandati i komisionit përfundon në fund të nëntorit. Zgjedhjet vendore do të mbahen më 9 maj 2027.