BRUKSEL — Komisionarja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se i kishte shprehur keqardhjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas interpretimit të melodisë së këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në një koncert në Bruksel.
Duke folur para deputetëve belgë, Kos tha se repertorin e kishte zgjedhur grupi muzikor dhe se Komisioni Europian nuk e kishte miratuar paraprakisht programin.
Melodia u luajt të dielën në koncertin e organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së. “Kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Kos.