19.11.2026
Sociale

I dënuari për vrasje ekstradohet nga Nju Jorku

Valentin Ftoni, 52 vjeç, u ekstradua nga Nju Jorku. Sipas Policisë së Shtetit, ai ishte dënuar dy herë me nga 25 vjet burg për vrasje.

TIRANË — Valentin Ftoni, 52 vjeç, iu dorëzua të mërkurën autoriteteve shqiptare nga ato amerikane, pasi ishte arrestuar në Nju Jork më 8 tetor.

Sipas Policisë së Shtetit, ai kishte përdorur tri identitete të rreme gjatë qëndrimit në SHBA.

Ftoni është dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burg për vrasje të kryera mes viteve 1998 dhe 2001.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.