TIRANË — Në Shqipëri janë regjistruar 12 raste malarie që nga viti 2022, por të gjithë pacientët e kanë marrë sëmundjen jashtë vendit.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se pacienti i fundit u trajtua në spitalin infektiv në Tiranë dhe është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Specialistët po kryejnë kontrolle në terren. Sipas ISHP-së, deri tani nuk ka prova që malaria të jetë transmetuar brenda Shqipërisë.