19.11.2026
Sociale

ISHP: Asnjë rast malarie nuk është transmetuar brenda Shqipërisë

ISHP-ja thotë se 12 rastet e regjistruara që nga viti 2022 janë importuar dhe se nuk ka prova për transmetim të malaries brenda vendit.

TIRANË — Në Shqipëri janë regjistruar 12 raste malarie që nga viti 2022, por të gjithë pacientët e kanë marrë sëmundjen jashtë vendit.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se pacienti i fundit u trajtua në spitalin infektiv në Tiranë dhe është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët po kryejnë kontrolle në terren. Sipas ISHP-së, deri tani nuk ka prova që malaria të jetë transmetuar brenda Shqipërisë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.