TIRANË — Valentin Ftoni, 52 vjeç, iu dorëzua të mërkurën autoriteteve shqiptare nga ato amerikane, pasi ishte arrestuar në Nju Jork më 8 tetor.
Sipas Policisë së Shtetit, ai kishte përdorur tri identitete të rreme gjatë qëndrimit në SHBA.
Ftoni është dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burg për vrasje të kryera mes viteve 1998 dhe 2001.