19.11.2026
Rajoni

Marta Kos: Kënga serbe nuk duhej të ishte luajtur në koncert

Komisionarja e BE-së tha se i kishte shprehur keqardhjen Albin Kurtit dhe se zgjedhja e këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në koncert nuk duhej të ndodhte.

BRUKSEL — Komisionarja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se i kishte shprehur keqardhjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas interpretimit të melodisë së këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në një koncert në Bruksel.

Duke folur para deputetëve belgë, Kos tha se repertorin e kishte zgjedhur grupi muzikor dhe se Komisioni Europian nuk e kishte miratuar paraprakisht programin.

Melodia u luajt të dielën në koncertin e organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së. “Kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Kos.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.