19.11.2026
Rajoni

BE-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Në projektdeklaratën e samitit të 25 nëntorit, udhëheqësit e BE-së do t’u kërkojnë Prishtinës dhe Beogradit të zbatojnë marrëveshjet e dialogut.

BRUKSEL — Udhëheqësit e Bashkimit Europian pritet t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun mes tyre.

Kërkesa përfshihet në projektdeklaratën e samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 25 nëntor. Dokumenti është parë nga gazeta KOHA.

Sipas draftit, mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të pengojnë afrimin e të dyja palëve me BE-në. Përparimi në dialog lidhet edhe me përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.